Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski në intervistën e mbrëmshme në emisionin “360 gradë” zbuloi se në tetor do të bëjë një vizitë zyrtare në Republikën e Greqisë, ndërsa do të jetë presidenti i parë i Maqedonisë së Veriut që do të vizitojë zyrtarisht atë vend.
“Në fillim të tetorit, më 5 dhe 6 tetor, duhet të bëhet vizita e parë zyrtare e një Presidenti të Maqedonisë së Veriut në Republikën e Greqisë”, tha ai.
Pendarovski do të ketë takime me kryeministrin grek dhe kryetarin e parlamentit, ndërsa është i mundshëm edhe një takim me kreun e opozitës./Telegrafi/
The post Pendarovski do të jetë Presidenti i parë që do të vizitojë Greqinë appeared first on Telegrafi.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";