Pendarovski dhe Zaev nuk ndjehen përgjegjës për veton bullgare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri, Zoran Zaev dhe Presidenti, Stevo Pendarovski, nuk ndihen përgjegjës për veton e Bullgarisë.

Ata ndajnë mendimin se kanë bënë përpjekje për të filluar negociatat me BE-në dhe se kërkesat e fqinjit lindor nuk ishin pjesë e Marrëveshjes për Fqinjësinë e Mirë.

“Unë nuk ndjehem përgjegjës sepse e gjithë bota di të na lavdërojë, dinë të na shpërblejë dhe të tregojë se sa jemi njerëz me shikim për të ardhmen dhe evropianë dhe e bëjmë atë në mënyra evropiane”, tha Zaev.

Edhe pozicioni i Pendarovskit është i ngjashëm.

Advertisement

“Unë nuk ndjehem përgjegjës për veton sepse nuk kemi nënshkruar apo rënë dakord asgjë me shkrim ose gojarisht jashtë Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë. Nëse do të heshtim, atëherë mund të kërkoni përgjegjësi. Jo të kërkoni, por do të largohemi vetëm”, tha Pendarovski.

Ai thotë se “historia e përbashkët” nuk do të thotë se kemi pasur histori bullgare./Telegrafi/

The post Pendarovski dhe Zaev nuk ndjehen përgjegjës për veton bullgare appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy