Pendarovski dhe Radev diskutojnë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe ai i Bullgarisë, Rumen Radev sot me telefon biseduan për qëndrimet e dy shteteve për kushtet për nisjen e bisedimeve për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut.

“Dy presidentët biseduan për mundësinë që të arrihet zgjidhje për zhvillimin evropian të rajonit tonë, posaçërsiht në integrimin e Maqedonisë ë Veriut në Bashkimin Evropian”, thuhet në kumtesën e kabinetit të Pendarovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Krerët e dy shteteve, siç theksohet në njoftim, kanë biseduar edhe për mundësinë e realizimit të vizitës së presidentit Pendarovski në Bullgari.

Ndryshe, Bullgaria kushtëzon Maqedoninë e Veriut për të pranuar historinë për periudhën në fund të shekullin 19 dhe fillim të shekullit 20./Telegrafi/

Advertisement

The post Pendarovski dhe Radev diskutojnë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy