Presidenti i RMV-së Stevo Pendarovski vlerëson se BE nuk mund të ndajë Shkupin dhe Tiranën në procesin integrues për në BE.
Pendarovski tha se nga vizita e tij në Bruksel nuk është parashtruar çështja për ndarje të mundshme të dy vendeve.
“Ju siguroj se në bisedën me mua dhe me bisedimet e mia në Bruksel para dhjetëra ditëve, absolut në asnjë instancë nga asnjë bashkëbisedues i imi nuk është parashtruar kjo pyetje; Çfarë mendojmë për ndarje eventuale nga Republika e Shqipërisë.
Do të shihni edhe sot, kryeministrit Zaev është në vizitë në Bruksel…që absolutisht të gjithë, edhe në Këshill edhe në Komision edhe në departamentet e veçanta, posaçërisht ai për zgjerim, nuk mendojnë për ndarje. Të gjithë janë të fokusuar që deri në fund të këtij viti të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare”, deklaroi Pendarovski.
The post Pendarovski: BE nuk mendon për ndarje të Shkupit dhe Tiranës në procesin integrues appeared first on Telegrafi.