Zëdhënësja e Qeverisë së Greqisë, Aristotelina Peloni në brifingun e sotëm me gazetarët, duke u përgjigjur në pyetjen e MIA-s tha se Greqia do të dërgojë 20 mijë doza vaksina për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
“Greqia në koordinim me Komisionin Evropian, ashtu siç bëjnë shumica e vendeve evropiane me fqinjët e tyre, do t’u ofrojë vaksina vendeve fqinje, 20 mijë doza vaksinash për Maqedoninë e Veriut dhe 20 mijë të tjera për Shqipërinë”, tha Peloni.
Sa i përket ko0hës se kur mund të arrijnë këto vaksina, zëdhënësja e Qeverisë greke, sqaroi se ka një procedurë teknike.
Ndryshe, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis para 10 ditëve nga Brukseli deklaroi se Greqia shqyrton mundësinë që t’i mbështesë vendet me vaksina, ndërsa ministri Filipçe të hënën zbuloi se Maqedonia e Veriut prej 70 mijë doza donacion prej të cilave 50 mijë janë nga Bullgaria dhe 20 nga Greqia./Telegrafi/
The post Peloni: Greqia do të dërgojë 20 mijë vaksina në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.