Prokurori Trajçe Pelivanov, i cili ishte edhe pjesë e PSP-së, sot është zgjedhur nga Këshilli i prokurorëve publikë për prokuror në Prokurorinë e Lartë e Shkupit.

Vend në Prokurorinë e Lartë ka marrë edhe prokurorja Natasha Saramandova.

Në garë për dy vendet ishin 16 kandidatë, ndërsa Pelivanov dhe Saramandova morën besimin e anëtarëve të këshillit.

Para votimit, disa nga anëtarët e këshillit theksuan se të gjithë aplikantët e meritonin ngritjen në Prokurorinë e Lartë dhe vetëm nuancat nga karriera e tyre e mëparshme do të jenë vendimtare në përzgjedhje./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Pelivanov dhe Saramandova zgjidhen prokurorë në Prokurorinë e Lartë të Maqedonisë appeared first on Telegrafi.