Komisioni për ndarjen e çmimit shtetëror “22 Nëntori” në mbledhjen e saj ka marrë vendim për ndarjen e çmimit shtetëror “22 Nëntori” për vitin 2024 në shenjë mirënjohjeje për personat nga jeta politike, kulturore dhe shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut që kanë dhënë kontribut për përmirësimin e bashkëjetesës ndërpersonale dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet anëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme.

Çmimi “22 Nëntori” i ndahet mësuesit prof. Dr. Avzi Mustafa, dhe profesori universitar Afrim Osmani.

Kryetar i Bordit për ndarjen e çmimit “22 Nëntori” është Reshat Ameti.

Çmimi do t’u dorëzohet fituesve më 22 nëntor 2024 (e premte) në orën 11:00 në Kuvend./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Pedagogu Avzi Mustafa dhe profesori Afrim Osmani, janë fitues të çmimit shtetëror “22 Nëntori” appeared first on Telegrafi.