Mbretëria e Bashkuar fuqishëm e mbështet integrimin euroatlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke e përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut. Qëllimi për aderimin drejt BE-së është përzgjedhje sovrane e Maqedonisë së Veriut dhe stimul i rëndësishëm për reformat, deklaroi Sir Stuart Peach, përfaqësues special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor i cili është për vizitë dyditore në vendin tonë.

Në videomesazhin të incizuar nga Ambasada Britanike në Shkup, Peach theksoi se me rëndësi kyçe është që Maqedonia e Veriut të mbetet e përkushtuar në zbatimin e agjendës së saj reformuese, veçanërisht reformat të cilat kanë të bëjnë me qeverisjen e të drejtës, menaxhimin e mirë, të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e pakicave, duke theksuar se këto reforma janë të nevojshme për avancimin në aderimin drejt BE-së.

“Në takimet me liderët rajonalë, ministrat e Mbretërisë së Bashkuar e inkurajojnë zgjidhjen e çështjeve midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. E përshëndesim angazhimin e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për zgjidhjen e këtyre çështjeve sepse kjo do t’i ndihmojë Maqedonisë së Veriut të vazhdojë sipas trajektores së saj euroatlantike pa asnjë shtyrje”, thotë Peach, në videomesazhin pas vizitës së tij të parë zyrtare në cilësi të përfaqësuesit special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.

Gjatë vizitës dyditore ka realizuar takime me presidentin dhe kryeministrin e vendit, me përfaqësues qeveritarë, anëtarë të opozitës dhe të rinj me qëllim, siç thotë, “ta riafirmoj përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Maqedonisë së Veriut dhe rajonit dhe t’i dëgjoj qëndrimet e tyre”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai gjithashtu theksoi se Ballkani Perëndimor është me rëndësi kyçe në vizionin e Mbretërisë së Bashkuar për ndërtimin e rrjetin evropian të sigurisë dhe ekonomik./Telegrafi/

The post Peach: Zbatimi i reformave, kyç për aderimin e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së appeared first on Telegrafi.