PDSH: Përkrahje të fuqishme Manifestit për zhvillimin e negociatave me BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia Demokratike Shqiptare përmes një kumtese shprehet se po jep mbështetje të fuqishme Manifestit për zhvillim të negociatave për anëtarësim të plotë në BE.

Sipas tyre, PDSH gjithmonë mbetet e përkushtuar në përfundimin e procesit integrues.

“Manifesti reflekton vlerat e pranuara të përbashkëta evropiane që dalin nga kriteret e Kopenhagës, Procesi i Stabilizim-Asociimit, konkluzionet e miratuara të Këshillit të BE-së dhe propozim Korniza negociatore nga presidenca franceze, të gjitha këto me qëllim të përfundimit sa më cilësor të procesit të negociatave dhe hyrjes më të shpejtë në BE. Me propozim Manifestin, deklarojmë se do të angazhohemi për realizimin e të gjitha detyrimeve që dalin nga kriteret politike për anëtarësim në BE, mes tjerash edhe lidhur me avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut, të drejtat e komuniteteve, por edhe harmonizimin e legjislacionit nacional me legjislacionin e BE-së, me fokus në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe funksionimin e institucioneve demokratike”, thonë nga PDSH.

Ata shtojnë se të gjitha partitë politike nv Kuvend, pavarësisht nga përbërja e shumicës qeverisëse, obligohen të bashkëpunojnë, por edhe ta zhvillojnë procesin e negociatave në mënyrë krejtësisht të hapur dhe transparente me qëllim që publiku më i gjerë të ketë mundësi ta shpreh mendimin e tij lidhur me kushtet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Advertisement

“Prandaj apelojmë se është koha që të bashkohen të gjithë partitë politike, subjektet apolitike dhe organizatat joqeveritare ku përmes këtij Manifesti të rëndësishëm, të gjithë së bashku do të obligohemi për zhvillim efikas dhe cilësor të negociatave për anëtarësim në BE.

“Në fund, konstatojmë se Kuvendi duhet të miratojë amendamentet kushtetuese për mbajtjen e menjëhershme dhe të pakushtëzuar të Konferencës së dytë Ndërqeveritare për përfundimin e fazës hapëse të negociatave, pa vendime shtesë nga shtetet anëtare, ndërsa Qeveria dhe të gjitha autoritetet kompetente për politikë të jashtme të veprojnë në kuadër të qëndrimeve të përcaktuara në Manifest”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/

 

 

Advertisement

The post PDSH: Përkrahje të fuqishme Manifestit për zhvillimin e negociatave me BE appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy