Pavarësisht ngecjes në zbatim, Grubi këmbëngul se gjuha shqipe është zyrtare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zv. kryeministri Afrtan Grubi sot edhe njëherë ka potencuar se gjuha shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut është realitet dhe se me përdorimin zyrtar të saj askush nuk ka humbë asgjë.

Ndërkohë Sipas tij gjuha shqipe përdoret në të gjitha institucionet e vendit, përfshi edhe gjyqësorin dhe prokurorinë. Ndërkohë i pyetur rreth ngecjes në zbatim të gjuhës shqipe, Grubi me përgjigje: “Në si politik-bërës ndërtojmë politikat, zbatimin e bën Agjencia për Zbatimin e Gjuhës, Inspektorati për Përdorimin e Gjuhës Shqipe”.

“Ju e shihni që gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në Presidencë, në Qeveri, në Kuvend, gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në të gjitha komunat veri-perëndimore të vendit dhe përdoret nga të gjitha institucionet e shtetit, përfshi tanimë edhe gjykatat dhe prokuroritë. Në si politik-bërës ndërtojmë politikat, zbatimin e bën Agjencia për zbatimin e gjuhës, Inspektorati për përdorimin e gjuhës shqipe.

Inspektorati në përputhje me Ligjet aktuale është në rindërtim e sipër për arsye se për të rindërtuar apo për të promovuar një inspektor të vetëm duhen trajnime 12 mujore në përputhje me Ligjin. Dhe që mos gaboj brenda dy muajve të ardhshëm inspektorët e parë në kuadër të inspektoratit të gjuhëve do të pajisen me licenca dhe do të fillojnë me veprimin e tyre në teren”, tha Grubi duke shtuar se gjuha shqipe është realitet dhe se Ligji për zbatimin e gjuhës shqipe është i miratuar dhe tashmë u pa se askush nuk humbi nga përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe, përkundrazi fitoi më shumë kohezioni shoqëror.

Advertisement

The post Pavarësisht ngecjes në zbatim, Grubi këmbëngul se gjuha shqipe është zyrtare appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy