Ish-drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Stojko Paunovski tha se nuk është nacionalist dhe se do të kërkojë falje nëse drejtori i ardhshëm do të mund t’i pranojë administratorët e punësuar përmes Marrëveshjes së Ohrit në ISHT.

Ai u shpreh i gëzuar me faktin se shumë persona i kanë dhënë përkrahje.

“Ndaj akuzave se nuk i kam pranuar për shkak se kanë qenë shqiptarë, unë them se nuk jam nacionalist, jetoj dhe punoj me ata dhe në vet ekipin menaxhues kishim edhe shqiptarë”, tha Paunovski.

Ndryshe, Qeveria për shkak të mospranimit të administratorëve e shkarkoi Paunovskin, ndërsa para disa ditëve në krye të ISHT-së e zgjodhi Aneta Simeska Dimoskën./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Paunovski: Do të kërkoj falje nëse drejtori i ardhshëm do t’i pranojë administratorët e rinj appeared first on Telegrafi.