Pasuria e Fatmir Limanit – ministri që nuk ka deklaruar shtëpi banimi, por vetëm një pronë dhe disa vetura

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) ka publikuar pasurinë e zyrtarëve të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Të rinjve, Fatmir Limani ka deklaruar vetëm një pronë, disa vetura dhe xhirollogari bankare.

Pasuria që ka deklaruar Limani në KSHPK: 

Advertisement

Një pronë – tokë ndërtimore në fshatin Kollare, më hapësirë prej 228 m2, me vlerë prej 205.200 denarëve (3334 euro), regjistruar si pronë në emër të tij nga muaji prill i vitit 2010.

Ministri Limani nuk ka deklaruar shtëpi banimi e as prona të tjera brenda apo jashtë shtetit.

Pasuri të luajtshme në RMV, Limani ka paraqitur:

Advertisement

Një veturë Yamaha Midnight prodhim i vitit 2012, blerë në shtator të vitit 2023, me vlerë monetare prej 60.000 denarëve (975 euro).

Një veturë Audi A5 Coupe prodhim i vitit 2015, blerë në nëntor të vitit 2021, me vlerë prej 900.000 denarëve (14.626 euro).

Në emër të fëmijëve ka deklaruar një veturë të tipit BMW prodhim i vitit 2006, blerë në nëntor të vitit 2022, me vlerë prej 61.500 denarëve (999 euro).

Advertisement

Të dhëna për llogari bankare dhe depozita në vend:

Një kartelë bankare në valutën euro dhe një tjetër në valutën denarë, duke mos specifikuar arsyet e aktivizimit të tyre.

Limani nuk ka paraqitur asnjë detyrim financiar ndaj bankave, pra nuk ka kredi. /Telegrafi/

Advertisement

 

The post Pasuria e Fatmir Limanit – ministri që nuk ka deklaruar shtëpi banimi, por vetëm një pronë dhe disa vetura appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy