
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) ka publikuar pasurinë e zyrtarëve të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
Zëvendëskryeministri për politika dhe qeverisje të mirë, Arben Fetai ka deklaruar disa prona në Maqedoninë e Veriut, Kosovë si dhe në Belgjikë, e në mesin e deklarimeve janë dhe disa automjete në emrin e tij.
Fetai në Maqedoninë e Veriut ka deklaruar katër toka bujqësore, prej tyre tri në Sllupçan dhe një në Opajë, me hapsirë dhe vlerë të ndryshme monetare, si dhe një tokë ndërtimore në Opajë me hapësirë prej 2496 m2, në vlerë prej 6.140.160 denarëve (99804 euro).
Poashtu ka paraqitur dhe një shtëpi në Opajë, me hapësirë prej 239 m2, në vlerë prej 12.300.000 denarëve (199929 euro), një pronë tjetër banimi poashtu në Opajë dhe një banesë në Karposh, me hapësirë prej 46 m2, në vlerë prej 5.658.000 denarëve (91967 euro)
Patundshmëri jashtë Maqedonisë së Veriut, Fetai ka regjistruar në Kosovë dhe në Belgjikë
Dy objekte banesore në Belgjikë, një shtëpi banimi në Belgjikë me hapsirë prej 500 m2, në vlerë prej 46.125.000 denarëve (749735 euro) dhe një banesë në Kosovë, me hapësirë prej 63 m2 në vlerë prej 7.749.000 denarëve (125955 euro).
Pasuri të luajtshme, Fetai ka regjistruar në Maqedoninë e Veriut dhe në Belgjikë.
Në RMV ai posedon veturë Land Rover – Range Rover Sport – prodhim i vitit 2009, blerë në vitin 2020 me vlerë prej 1.045.500 denarëve (16994 euro) , si dhe Mercedes C Class të vitit 2004, blerë në vitin 2023, në vlerë prej 369.000 denarëve (5997 euro).
Në Belgjikë, Fetai ka të regjistruara tri vetura dhe atë:
Audi Q8 S Line në vlerë prej 3.382.500 denarëve (54980 euro)
Audi TT S Line në vlerën e 615.000 denarëve (9996 euro)
si dhe Opel Karl 1.0 n vlerën e 984.000 denarëve (15994 euro).
Fetai ka deklaruar një kartelë bankare në RMV për pagën e tij. Sipas deklaratës, ai paguhet nga qeveria 115540 denarë (1878 euro).
Jashtë shtetit, Fetai ka deklaruar dy xhirollogari bankare në Belgjikë, për pagë dhe qira si dhe një në xhirollogari bankare për pagë në Kosovë në emër të bashkëshortes.
Fetai ka paraqitur poshtu edhe një kredi në Belgjikë në vlerë prej 334.601 euro marrë më 1 mars të vitit 2009 e afatizuar për kthim deri më 1 mars 2029, gjësende ari në vlerë prej 184.500 denarëve (2998 euro) siguruar në Belgjikë. /Telegrafi/
The post Pasuria e Arben Fetait – dhjetëra prona në RMV dhe Belgjikë, kredi dhe ari appeared first on Telegrafi.