Pasuria e Afrim Gashit – tokë me vlerë mbi 130 mijë euro në Hasanbeg dhe makinë Mercedes të vitit 2016

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pasuria e Afrim Gashit – tokë me vlerë mbi 130 mijë euro në Hasanbeg dhe makinë Mercedes të vitit 2016

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) ka publikuar pasurinë e zyrtarëve të Qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut.

Kryetari i ri i Kuvendit Afrim Gashi, ka raportuar se ka tokë ndërtimore në Shkup, si dhe dy makina. Ai nuk posedon shtëpi në emër të tij dhe pasuri tjera.

Më poshtë e keni pasurinë që e ka raportuar Afrim Gashi:

Advertisement

Pasuri e patundshme:

– tokë ndërtimore në emër personal në Hasanbeg, me vlerë 8.280.000 denarë (134.578 euro)
– tokë ndërtimore në emër personal në Hasanbeg, me vlerë 280.000 denarë (4550 euro)
– tokë ndërtimore në emër personal në Hasanbeg, me vlerë 6,400 denarë (104 euro).

Pasuri e luajtshme:

Advertisement

– makinë Mercedes Benz E 350 D, e vitit 2016, në emër personal me vlerë 2.152.500 denarë (34.985 euro)
– makinë Renault Clio, e vitit 2007, në emër të bashkëshortes me vlerë 184.500 denarë (2998 euro).

Të dhëna për llogari bankare dhe depozita në vend:

– xhirollogari në emër personal për marrje të rrogës
– xhirollogari në emër të bashkëshortes për marrje të rrogës.

Advertisement

The post Pasuria e Afrim Gashit – tokë me vlerë mbi 130 mijë euro në Hasanbeg dhe makinë Mercedes të vitit 2016 appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy