Ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup gjatë fundjavës së kaluar ngriten dhe transportuan përafërsisht 130 metra kub mbetje nga disa deponi të egra të vendosura në komunat e Shkupit Butel dhe Çair

Janë larguar 40 metra kub mbetje nga deponia e egër e vëllimshme e vendosur në rrugën Boca Ivanova, në stacionin e fundit të autobusit 59, në afërsi të varrezave të qytetit Butel, njoftoi NP Higjiena Komunale Shkup.

Është intervenuar edhe në rrugët “Resenska”, “Strumiçka”, “Vukovarska”, “Cvetan Dimov” dhe “Xhon Kenedi” në komunën Çair, ku u larguan përafërsisht 90 metra kub mbetje të hedhur në mënyrë të paligjshme.

Aktivitetet për pastrimin e deponive të egra në komunat Butel dhe Çair do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Pastrohen deponitë e egra në komunat Çair dhe Butel appeared first on Telegrafi.