Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast, ku një 38-vjeçare, pasi ka ndërruar jetë, është dërguar në Spitalin e Tetovës.
Nuk jepen më shumë detaje për mënyrën se si 38-vjeçarja ka ndërruar jetë, pasi trupi i saj është dërguar për obduksion.
“Më 10.08.2021 në ora 22.30 në SPB Tetovë është denoncuar se në Spitalin Klinik të Tetovës është dërguar e ndjera Z.F.(38) nga Tetova. Është kryer ekspertizë nga prokuror publik dhe ekipi i SPB Tetovë dhe me urdhër të prokurorit publik trupi është dërguar për obduksion”, njoftojnë nga MPB-ja
The post Pasi ndërroi jetë, u dërgua në Spitalin e Tetovës appeared first on Telegrafi.
Advertisement