
Deputetja e Frontit Europian, Arbana Pasholli sot ka njoftuar se grupi parlamentar i tyre kërkon të formohet një komision me vëzhgim ndërkombëtar për rastin e Koçanit.
“Grupi parlamentar i Frontit Europian urgjentisht kërkon që të krijohet komision parlamentar me vëzhgim ndërkombëtar për hetimin e drejtësisë selektive në tragjedinë e Koaçnit”, tha Pasholli.
Pasholli tha se do të kërkohet që Komisioni të vëzhgohet nga ndërkombëtarët.
“Ky komision duhet të ngrihet menjëherë dhe të përfshi përfaqësues të OSBE-së si dhe si dhe përfaqësues nga ambasada e SHBA-ve dhe vendeve anëtare të BE-së në cilësinë e vëzhguesve me qëllim të garantimit e një hetimi të drejtë, të pavarur dhe transparent”, tha Pasholli.
Ajo shtoi se drejtësia selektive ka krijuar një situatë të pa precedentë dhe ka prekur besimin e qytetarëve ndaj drejtësisë./Telegrafi/
The post Pasholli: Fronti Europian kërkon të formohet një Komision parlamentar për rastin e Koçanit appeared first on Telegrafi.