Pashkët dhe Bajrami do t’i ndikojnë masat kundër coronavirusit në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Zoran Zaev ka takuar sot krerët fetarë në Maqedoninë e Veriut.

Në takimin me drejtorin e Komisionit për marrëdhënie me komunitetet fetare dhe grupeve religjioze, Darijan Sotirovski, me kreun e Kishës Ortodokse Maqedonase, z.z. Stefan, të Bashkësisë Fetare Islame, reisin Shaqir Fetai dhe të Kishës Katolike, Kiro Stojanov është biseduar për masat e ballafaqimit të pandemisë, si dhe për çështje të tjera aktuale të rëndësishme për komunitetet fetare dhe për shtetin.

Në takim u përfundua, që të dërgohet apel i përbashkët deri te të gjithë qytetarët, për respektim të masave të miratuara nga Qeveria.

Gjithashtu, është shprehur gatishmëri për të ftuar qytetarët për t’u paraqitur për vaksinim kundër Covid-19.

Advertisement

“Bashkërisht është konstatuar se në këto momente me të cilat përballet njerëzimi me virusin e paparashikuar, nevojitet mençuri nga ana e besimtarëve, sepse sëmundja nuk njeh religjione dhe kombe. Në takim bashkërisht është vlerësuar se respektimi i masave, varet edhe nga ajo se si qytetarët do t’i kalojnë festat në prag: Pashkët dhe Ramazan Bajramin, kurse është e qartë se ekziston dëshirë te të gjithë për të shënuar festat e mëdha fetare në paqe dhe harmoni dhe bashkë me më të afërmit në familje”, thanë nga Qeveria.

The post Pashkët dhe Bajrami do t’i ndikojnë masat kundër coronavirusit në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy