Pasdite sërish qarkullon treni nga Shkupi për në Koçan

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Treni për udhëtarë nga Shkupi përmes Velesit dhe Shtipit për në Koçan pas dy ditëve ndërprerje, pasdite nga ora 15:20 sërish u nis nga Shkupi, kaloi nëpër Veles, dhe është për në rrugën për në Koçan, informojnë nga ekipi udhëheqës i Stacionit Hekurudhor në Veles.

“Treni dy ditë nuk ka qarkulluar, pasi të hënën në orën 17:20, para Ovçe Poles, në rrugën drejt Shtipit, doli vagoni nga binarët. Për fat të mirë, në aksident mbetën të palënduar dy udhëtarë, konduktori dhe makinisti”, kumtuan nga NP Hekurudhat e Maqedonisë – Transport.

Prej atje thonë se ekipi i NP Hekurudhat e Maqedonisë – Infrastrukturë, dje kanë bërë inspektim profesional për konfirmimin e arsyeve të aksidentit. Vagoni i dëmtuar është dërguar në riparim.

Treni në relacionin Koçan – Veles – Shkup qarkullon herët në mëngjes dhe anasjelltas, pasdite me nisje nga stacioni në Shkup në orën 15:20.

Advertisement

The post Pasdite sërish qarkullon treni nga Shkupi për në Koçan appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy