Prestigjiozja “Henley Passport Index” rendit pasaportat botërore sipas numrit të destinacioneve në të cilat pronarët e tyre mund të udhëtojnë pa vizë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Indeksi përfshin 199 pasaporta dhe 227 destinacione të ndryshme udhëtimi.

Vendin e parë në këtë listë e ndajnë Japonia dhe Singapori me 192 vende në të cilat qytetarët e tyre mund të udhëtojnë lirshëm. Prandaj pasaportat e këtyre dy vendeve janë sot më të fuqishmet në botë.

Menjëherë pas tyre, me nga 190 shtete, janë Gjermania dhe Koreja e Jugut, të ndjekura nga Finlanda, Italia, Luksemburgu, Spanja… deri në vendin e 44-të, ku renditet Maqedonia e Veriut dhe pasaporta e saj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas “Henley Passport Index”, me pasaportën e Maqedonisë së Veriut lirisht mund të udhëtohet në 125 shtete./Telegrafi/

The post Pasaporta e Maqedonisë së Veriut është e 44-ta më e fuqishme në botë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";