Japonia ende e ka pasaportën më të fuqishme në botë. Sipas indeksit për pasaporta “Henli”, pasaporta e Maqedonisë së Veriut është në vendin e 42-të.

Indeksi i pasaportës më të fuqishme, caktohet sipas asaj sa shtete qytetarët e një vendi mund të vizitojnë pa viza, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kur bëhet fjalë për Japoninë, e cila me vite është në vendin e parë, qytetarët e saj mund të udhëtojnë pa viza në 192 shtete të botës.

Japonia e ndanë vendin e parë me Singaporin, i cili në vitin 2018 ishte në vendin e dytë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pasaportat e Gjermanisë dhe e Koresë së Jugut janë në vendin e dytë, ndërsa në vendin e tretë janë pasaportat e Finlandës, Italisë, Luksemburgut dhe Spanjës, qytetarët e të cilëve mund të udhëtojnë në 189 vende.

Pasaporta e Serbisë është në vendin e 36-të me mundësi udhëtimi në 135 shtete. Maqedonia e Veriut është në vendin e 42-të, shtetasit e të cilës pa viza mund të udhëtojnë në 125 shtete.

Qytetarët e Malit të Zi me pasaportë, e cila renditet e 43-ta, mund të udhëtojnë në 123 shtete pa vizë.

Pasaporta e Bosnje dhe Hercegovinës (BeH) është në vendin e 47-të (117), e Shqipërisë në vendin e 49-të (114).

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qytetarët e Afganistanit, Irakut, Sirisë, Pakistanit, Jemenit dhe Somalisë kanë pasaportat më të dobëta, qytetarët e të cilëve mund të udhëtojnë në rreth 30 vende pa viza.

The post Pasaporta e Japonisë me e fuqishmja në botë, e Maqedonisë në vendin e 42-të appeared first on Telegrafi.