Në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” sonte janë pranuar dy personat e lënduar në incidentin e ndodhur në Haraçinë të Shkupit.
“Njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë, ndërsa personi i dytë është pranuar menjëherë në Repartin e Mjekimit Intensiv, është bërë diagnoza dhe do të bëhet intervenim kirurgjik”, deklaruan nga Qendra Emergjente.
Ata bëjnë të ditur se pacienti i vdekur është 50 vjeç, ndërsa tjetri 19 vjeç.
“Për shkak të seriozitetit të gjendjes së pacientit 50-vjeçar, menjëherë është kryer reanimacioni, por fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e ekipeve mjekësore kujdestare, ky pacient ka ndërruar jetë”, theksojnë nga Qendra Emergjente.
Advertisement
The post Pas të shtënave në Haraçinë, 50-vjeçari humb jetën appeared first on Telegrafi.