BE-ja do të dërgojë mision të veçantë, të ashtuquajtur mision për vlerësim që do të ketë rol adekuat për punën e Këshillit Gjyqësor pasi në periudhën që lamë pas në Këshill ndodhën disa turbulenca dhe skandale. Informacionin e kumtoi euro ambasadori David Geer në intervistë për Telma, ku tha se kjo po bëhet për shkak se Këshilli Gjyqësor nuk po e kryen punën e vet, që është ta mbrojë dhe promovojë pavarësinë, profesionalizmin dhe integritetin e gjyqësorit.
“I propozuam Qeverisë këtu që të caktojmë Mision për vlerësim në nivel të lartë për Këshillin Gjyqësor që të gjejë mënyrat në të cilat ne mund t’u përgjigjemi pyetjeve për profesionalizëm, integritetin dhe pavarësinë, që ata me të vërtetë të mund ta kryejnë punën e tyre në të ardhmen. Gjithsesi është grup adekuat, mision për vlerësim, shpresoj se do të mund së shpejti që këtë ta bëjmë, por kjo tregon se sa vëmendje ne i kushtojmë sundimit të së drejtës.”- deklaroi Geer.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski konfirmoi se ka biseduar për këtë me euroambasadorin, Geer, dhe tha se e mbështet misionin për vlerësim. “Është mirë që në korniza të bashkëpunimit që kemi me BE-në do të kemi mision të tillë në sferën e sundimit të së drejtës”, theksoi Kovaçevski.
“Tani mund të organizohet procesi i një misioni të tillë që t’i kontrollojnë të gjitha informacionet në lidhje me funksionimin e Këshillit Gjyqësor dhe më pas t’i ndajnë me Komisionin Europian dhe normalisht edhe me aktorët tanë politik që nuk kanë varësi ndaj gjyqësorit dhe në atë bazë të propozohen reforma adekuate që do të avancojnë punën e organeve të drejtësisë në vend”, tha Dimitar Kovaçevski.
Pas skandaleve në Këshillin Gjyqësor, shumë faktorë ndërkombëtarë i ngrinë projektet dhe financat, ndërsa ambasadori holandez, Dirk Jan Kop, Këshillin e quajti trup jo legjitim. Për shkak të rasteve të tilla OJQ-të e vendit kërkojnë dorëheqje kolektive të Këshilli Gjyqësor.
The post Pas skandaleve në Këshillin Gjyqësor në RMV, BE do të dërgojë mision për vlerësim appeared first on Telegrafi.