Janë mbledhur nënshkrimet e 61 deputetëve, por për shkak se është vonë dhe shërbimet në Kuvend nuk po funksionojnë, ato do të dorëzohen nesër, pas së cilës do të votohet për mosbesimin e Qeverisë, njofton TV21.

Pas dorëzimit të nënshkrimeve të mbledhuar, në afat prej tre ditësh duhet të mbahet seanca, në të cilën nëse ka shumicë parlamentare, do të votohet për mosbesimin e Qeverisë.

Kujtojmë se pasditën e sotme në Kuvend, u takuan kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hrisitjan Mickoski, i së “Majtës”, Apasiev, sekretari gjeneral i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha, sekretari i ASH-së, Arben Taravari dhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi të cilët konfirmuan se kanë shumicë të re parlamentare.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Pas shumicës së re, në radhë mosbesimi i Qeverisë – janë mbledhur nënshkrimet appeared first on Telegrafi.