Pas Shkupit, Tetova dhe Kumanova me më së shumti raste me coronavirus

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pas Shkupit, Tetova dhe Kumanova me më së shumti raste me coronavirus

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë është 5.005. Prej tyre 1.904 janë të shëruar, 223 janë të vdekur ndërsa momentalisht numri i rasteve aktive në vend është 2.868.

Pas Shkupit që ka 1.653 raste aktive me coronavirus, vjen Tetova me 316 raste aktive me coronavirus si dhe Kumanova me 223 raste, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në Tetovë që nga fillimi i epidemisë ka pasur 515 raste ndërsa në Kumanovë 680. Në të dy qytetet kishte masa shtesë nga Qeveria për t’u parandaluar përhapja e virusit Covid-19 ndërsa transporti ndër-urban ende është i ndaluar.

Lexo po ashtu:

Shkupi me më së shumti raste aktive me coronavirus, kryeson Çairi

Advertisement

Ndryshe, gjatë ditës së sotme në Maqedoni kishte 185 raste të reja dhe u regjistruan 11 vdekje./Telegrafi/

The post Pas Shkupit, Tetova dhe Kumanova me më së shumti raste me coronavirus appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy