Pas Shkupit, Gostivari dhe Kumanova janë qytetet me më së shumti të infektuar me coronavirus.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, nga gjithsej 2.843 të infektuar, 829 janë nga Shkupi, 317 nga Kumanova dhe 310 nga Gostivari, njofton Telegrafi Maqedoni. Në Shtip ka mbi 200 raste aktive, Tetova, Struga dhe Kërçova me mbi 100 raste, ndërsa në qytetet tjera numrat janë dyshifror.

Te rastet e reja, sërish Shkupi, Kumanova dhe Gostivari kishin më së shumti të infektuar. Për 24 orë në Shkup u regjistruan 32 raste, Kumanovë 25 dhe 22 në Gostivar.

Nëse shihen statistikat e shtatë ditëve të kaluara, mund të vërehet një rritje e rasteve në Kumanovë dhe Gostivar. Në Kumanovë vetëm këtë janë janë sëmurë 126persona, ndërsa në Gostivar nga e shtuna e kaluar deri më sot janë infektuar 99 persona.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas të dhënave ditore, në Kumanovë javën e kaluar janë shëruar 46 persona, ndërsa në Gostivar 52./Telegrafi/

The post Pas Shkupit, Kumanova Gostivari me më së shumti raste aktive në Maqedoni appeared first on Telegrafi.