Progres stabil në pjesën e reformave, posaçërisht në sundimin e së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar – ky është vlerësimi kryesor i eurokomisarit, Oliver Varhelji gjatë prezantimit të Raportit për reformat në vend para euro-deputetëve.
Në konferencën për media, Varhely dje tha se debatet po vijojnë në Këshillin për propozim-kornizën e negociatave dhe pret që së shpejti të mbahet konferenca ndërqeveritare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për problemin me Bullgarinë dhe sa ai do të paraqet pengesë për fillimin e negociatave, Varhelyi tha se pret të gjendet marrëveshje e përbashkët.
“Punojmë bashkë me autoritetet e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ministri i jashtëm dhe zëvendëskryeministri javën e kaluar ishin me mua dhe në mënyrë të drejtpërdrejt i inkurajova që të angazhohen dhe të punojnë me fqinjët e tyre sepse kjo është në interes të përbashkët – të arrihet një zgjidhje që do të jetë e pranueshme për të dyja palët”, deklaroi Oliver Varhelyi.
Ndryshe, ai sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Ai do të ketë takime me Zoran Zaevin dhe anëtarë tjerë të Qeverisë.
Gjithashtu ai do të realizojë takim me presidentin Stevo Pendarovski dhe kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi./Telegrafi/
The post Pas publikimit të raportit të KE-së, Varhelyi sot për vizitë në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.