Ministri i Drejtësisë i RMV-së Krenar Lloga, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Turqi.

Në takimin me ministrin e Drejtësisë së Republikës së Turqisë, Jilmaz Tunç, Lloga ka biseduar edhe për procedurën e ekstradimit të Lupço Palevskit.

“Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, nga kolegu i tij turk është njoftuar se, procesi gjyqësor për Palevskin ka përfunduar dhe pritet të përfundojnë edhe procedurat administrative”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Lexo po ashtu
Arrestohet në Turqi Ljupço Palevski, i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Maqedoni

“Pas përfundimit të pjesës administrative, Palevski pritet të ekstradohet në RMV. Ministri Lloga e falënderoi ministrin Tunç për reagimin e shpejtë të tyre dhe arrestimin e Palevskit dhe theksoi se, kjo është shenjë e mirë për shoqërinë, të dënohen ata që kanë kryer krim”, thonë nga kabineti i Krenar Llogës./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Pas përfundimit të procedurës administrative në Turqi, Palevski do të ekstradohet në Maqedoni appeared first on Telegrafi.