Edhe partia e udhëhequr nga Bilall Kasami paralajmëron bllokadë opozitare të Kuvendit pasi lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski deklaroi se do ta bllokoj punën e Kuvendit përmes amendamenteve për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Besa thotë se do të përdoren të gjitha mekanizmat e mundshëm për të siguruar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare sa më shpejt.

“Qëndrimi i Besës është shumë i qartë dhe ne e kemi përsëritur prej disa muajsh. Legjitimiteti i qeverisë kontestohet sepse mazhoranca u bë përmes deputetëve të shantazhuar dhe partive politike që brenda natës nga kritikët e qeverisë u bënë pjesë e qeverisë. Kjo përbërje e qeverisë reflekton keqmenaxhimin e të gjitha institucioneve, ndaj është shumë e rëndësishme që zgjedhjet parlamentare të bëhen sa më shpejt, t’u kthehet legjitimiteti qytetarëve dhe ata të vendosin se kush duhet t’i përfaqësojë ata”, tha Elmedin Memishi, zëdhënës i Lëvizjes Besa.

Nga OBRM-PDUKM sonte pritet të vendosin për qasjen ndaj bllokadës aktive të Kuvendit për të arritur dialog dhe zgjedhje të parakohshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kujtojmë se sot përmes një komunikate për media, nga partia në pushtet LSDM, u shprehën se nuk do të lejojnë asnjë bllokadë të mundshme të kuvendit për interesa personale të asnjë figure politike.

The post Pas OBRM-PDUKM-së dhe Lëvizja Besa paralajmëron bllokadë të Kuvendit të Maqedonisë appeared first on Telegrafi.