Pas mbledhjes së 100.000 mijë nënshkrimeve kundër regjistrimit të popullsisë në vend, deputetët e OBRM-PDUM-së propozuan në Kuvend që të anulohet Ligji për regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave në Maqedoni.

Nga OBRM-PDUKM theksojnë se regjistrimi si operacion statistikor duhet të arrihet me konsensus politik dhe shoqëror.

“Për shkak të pandemisë së coronavirusit, disa shtete shumë më të zhvilluara se sa Maqedonia tashmë kanë anuluar regjistrimin. Gjermania regjistrimin e vitit 2021 e anuloi për majin e vitit 2022. Skocia regjistrimin e vitit 2021 e anuloi për në mars 2022. Irlanda regjistrimin e vitit 2021 e anuloi për në prill 2022. Romania regjistrimin e 2021 e anuloi për në qershor 2022. Serbia e anuloi për në tetor 2021, njëjtë sikur Bullgaria. Edhe Kroacia pritet ta anulojë regjistrimin për shkak të pandemisë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata theksojnë se me ligjin e propozuar synohet të anulohet Ligji për regjistrim dhe se siç thonë ata, për 8 ditë janë mbledhur 100 mijë nënshkrime nga qytetarë të pakënaqur për mënyrën se si po shkon regjistrimi./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Pas mbledhjes së 100 mijë nënshkrimeve, OBRM-PDUKM propozon anulimin e Ligjit për regjistrim appeared first on Telegrafi.