Është ndërprerë kontrata me kompaninë e jashtme që furnizonte ushtrinë me ushqime, konfirmoi sot ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë së Veriut, Vllado Misajllovski.
“Marrëveshja, e cila kishte shumë të meta, u ndërpre në mënyrë të njëanshme. Që vendimi të mos ishte politik, si ministër i mbrojtjes, krijuam një komision së bashku me Ministrinë e Mbrojtjes, Shtabin e Përgjithshëm dhe Ushtrinë, i cili shqyrtoi të gjithë procesverbalet dhe gjeti shumë lëshime dhe së bashku me Ushtrinë, na dha rekomandim për ndërprerjen e kontratës. Kontrata është ndërprerë dhe janë në fuqi të gjitha rregullimet ligjore, por më e rëndësishmja për mua është që të mos prishet gatishmëria luftarake dhe të jetë i sigurt çdo pjesëtar i Armatës”, tha Misajlovski në pyetjen për raportin për 100 ditëve të Qeverisë.
Ai theksoi se më shumë se 60 anëtarë të ushtrisë janë helmuar për shkak të ushqimit të pasigurt që është shërbyer nëpër mensa dhe ka theksuar se organet shëndetësore kanë konstatuar disa baktere në sipërfaqet e punës të cilat kompania katering nuk i ka hequr që në paralajmërimin e parë.
“Sipas marrëveshjes kolektive, çdo pjesëtar i Ushtrisë dhe i ministrisë ka të drejtë në kompensim ushqimor. Meqenëse kontrata është ndërprerë, çdo anëtari do të rimbursohet për ushqimin. Në pjesën e Ushtrisë ku duhet të ketë ushqime, tashmë e kemi rregulluar dhe do të gatuhet në Ushtri siç ishte para disa muajsh”, theksoi Misajlovski.
Në të ardhmen, siç tha ai, mund të kryhen dy procedura – të paguhet në tërësi tarifa e kateringut në bazë të një marrëveshjeje kolektive ose të kërkohet një procedurë e re për një kompani të re katering, për të cilën tashmë janë siguruar mjete në buxhet./Telegrafi/
The post Pas helmimit të 60 ushtarëve, ndërpritet marrëveshja me kompaninë që furnizonte me ushqim Ushtrinë e Maqedonisë appeared first on Telegrafi.