“Njëjtë sikurse para ca vitesh në Tetovë, tani këtu në fshatin Gllogj të komunës së Tearcës, është duke u zmadhuar gjithnjë e më shumë, një bombë e vërtetë ekologjike, një deponi e krijuar në të hapur, e cila, gjithnjë e më tepër rrezikon jetët e banorëve që jetojnë për rreth”.
Nga komuna e Tearcës thonë se disa herë e kanë pastruar ndërsa fajësojnë qytetarët për hedhjen e mbeturinave. Kreu i Komunës kërkon mjete nga Ministria e Ekologjisë për largimin e deponisë.
“Vitin e shkuar dy herë komuna e Tearcës e ka pastruar por urdhëroni sot shiheni si është. Komuna sërish do dërgoj makineri do e pastroj sepse lehtë është të thuash fajin e ka kryetari, por çka të bëj kryetari nëse nuk ngritet vetëdijësimi i të gjithëve. Vitin e shkuar me ministrinë e ekologjisë ishin në bisedime dhe më premtuan se do ndajnë mjete për atë deponi, sepse këtu me dekada është hedh. Të nivelizohet kjo dhe të krijohet një rend për materialin që hidhet nga prishja e objekteve të vjetra- deklaroi Isen Asani, Kryetar i komunës së Tearcës
Ministri i ekologjisë Naser Nuredini tha se zgjidhja e problemit të deponive të egra në Pollog do të zgjidhet me një huazim nga Banka Evropiane për Zhvillim.
“Ne do të marrim një huazim të ri nga BEZH, prej 55 milion euro, nga të cilat do caktohen 17 milion euro për Pollogun që të ndërtojmë infrastrukturën bazike në Rusino dhe stacionet e transferove në Pollog. Inspektorati e ka obligim të reagoj me kërkesën e qytetarëve sepse qytetarët janë të shqetësuar nga këto gjëra dhe duhet të reagojnë- deklaroi Naser Nuredini, Ministër i ambientit jetësor
Deponi të këtilla të egra, nuk ka vetëm në komunën e Tearcës, por, në pothuajse çdo komunë rurale të Pollogut. Të njëjtat janë krijuar pas bllokimit për hedhje të mbeturinave në Rusino./Alsat/
The post Pas bllokimit të deponisë Rusino në Pollog, janë krijuar shumë deponi të egra appeared first on Telegrafi.