Zgjedhjet u mbajtën më 15 korrik që atëherë kanë kaluar një muaj por reklamat e partive politike të ngjitura nëpër rrugë të qyteteve dhe fshatrave vazhdojnë të jenë prezent edhe pse afati 30 ditor i paraparë me ligj për heqjen e tyre tanimë ka filluar.

Kompetencat për vendosjen dhe heqjen e reklamave e kanë vetë partitë politike të cilat i vendosin.

Afati për heqjen e të njëjtave është 30 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve. Në të kundërtën organizatorët e fushatave zgjedhore duhet të gjobiten.

“Në Kërçovë por edhe në qytetet tjera edhe pse ka kaluar afati 30 ditor i mbajtjes së zgjedhjeve, reklamat vazhdojnë të qëndrojnë të ngjitura nëpër vendet publike dhe nëpër shtyllat elektrike rreth rrugës magjistrale por edhe nëpër qytete”, Salije Sadiku, gazetare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Neni 79 i Kodit për zgjedhje parasheh heqjen e reklamave të ngjitura nëpër vende publike 30 ditë pas përfundimit të mbajtjes së zgjedhjeve.

“Organizatori i kampanjës zgjedhore është i detyruar që 30 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve t’i largojë reklamat e vendosura”, thuhet në nenin 79 alineja 2 i Kodit për Zgjedhje.

Kjo reklamë në qytetin e Kërçovës është që nga viti 2017 kur u mbajtën zgjedhjet lokale.

TV 21 kontaktoi edhe disa parti politike ata thanë se shumicën i kanë larguar por ka edhe disa të cilat kanë ngelur për shkak të sezonit të pushimeve. Sipas tyre ato që kanë mbetur duhet t’i largojnë ndërmarrjet komunale higjienike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ligji e parasheh që nëse të njëjtat nuk largon pas afatit të caktuar 30 ditor do të pasojnë gjoba.

“Dënim prej 500 deri në 2000 euro në vlerë denari për shkelje do t’i shqiptohet organizatorit të kampanjës zgjedhore, nëse nuk i largon reklamat e ngjitura, në afatin e paraparë në nenin 79 alineja 2 të këtij kodi”, thotë neni 185 i Kodit për Zgjedhje.

Reklama të ngjitura nga zgjedhjet ka në të gjitha qytetet dhe fshatrat e vendit, por edhe në rrugët magjistrale. Zgjedhjet u mbajtën më 15 korrik të muajit të kaluar ndërsa edhe pas një muaji këto reklama vazhdojnë të qëndrojnë të ngjitura nëpër të gjitha qytetet e republikës./TV21/

The post Partitë politike në RMV ende nuk i kanë hequr reklamat e tyre zgjedhore appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";