Partitë opozitare mbështesin kërkesat e maturantëve të Maqedonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partitë opozitare mbështesin kërkesat e Unionit të nxënësve të shkollave të mesme që provimi i maturës shtetërore të modifikohet. OBRM-PDUKM gjatë ditës dorëzoi propozimin me ndryshime dhe plotësime të Ligjit për shkollim të mesëm. Ata zotohen se do t’i kanalizojnë kërkesat e nxënësve përmes institucioneve të vendit me qëllim që të mos humbet më shumë ndjekja e procesit mësimor.

Unioni i nxënësve zhvilloi takime edhe me partinë “Besa” dhe “E Majta”.

“Kërkesat e nxënësve janë të argumentuara dhe grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së me këtë hap do t’i ndihmojë që në vend se ta humbin kohën duke bojkotuar dhe në procedura burokratike që zgjasin tejet mase, të ndryshohet ligji dhe ata t’i përkushtohen mësimit- deklaroi Igor Zdravkovski, VMRO DPMNE.

Maturantët kanë ofruar një kompromis sipas modelit të Francës dhe besojmë se kjo ofertë nga ana e Unionit është mëse korrekte në këto kushte të jashtëzakonshme që po zhvillohet procesi mësimor- pohoi Halil Snopçe, Aleanca për Shqiptarët.

Advertisement

Këto kërkesa nuk i takojnë asnjë partie politike dhe duhet të ketë konsensus të plotë në Parlament për këto kërkesa sepse sot jemi në ditën e 9 të bojkotit dhe kemi humbur 9 ditë mësim sepse institucionet arsimore nuk janë të përgatitura për të pranuar kompromis- deklaroi Blendi Hodai, Unioni i nxënësve të shkollave të mesme.

Drejtorët e shkollave të mesme të vendit thonë se janë në komunikim të vazhdueshëm me nxënësit dhe arsimtarët për të gjetur një zgjidhje të përbashkët. Megjithatë mbeten në qëndrimin se është vonë që kjo çështje të rregullohet për këtë vit shkollor.

” Nëse i marrim me statistika prej viteve të kaluara, mbi 80-90% të nxënësve e kalojnë maturën shtetërore në afatin e parë, dhe është e arsyeshme te nxënësit ta shpjegojmë se nuk është një provim aq i rëndë duke i marrë parasysh vitet e kaluara, deri në 90% e kanë kaluar maturën shtetërore- tha Duraku, Drejtor i shkollës së mesme “Cvetan Dimov” .

Afati i parë i maturës shtetërore mbahet në fund të muajit maj. Afati i dytë në qershor ndërsa i treti në gusht.

Advertisement

 

 

The post Partitë opozitare mbështesin kërkesat e maturantëve të Maqedonisë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy