Partia e Pensionistëve mbështet bojkotin e marketeve në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia e pensionistëve bënë thirrje që të bojkotohen marktetet ditën e premte. Nga atje thonë se mbështesin iniciativën qytetare për bojkot të marketeve më datë 31.01.2025.

“Pensionistët, si një nga kategoritë më të cenueshme ekonomikisht në shoqëri, janë thellësisht të prekur nga praktika e rrënjosur e një numri të madh tregtarësh dhe zinxhirësh të shitjes me pakicë për të manipuluar dhe anashkaluar Ligjin për Praktikat e Padrejta të Tregtisë, i cili definitivisht përfaqëson një akt që meriton dënimin më të fortë.

Prandaj, Partia e Pensionistëve e mbështet plotësisht nismën dhe u bën thirrje anëtarëve të saj, të gjithë pensionistëve dhe qytetarëve që të tregojnë qëndrimin e tyre me veprime konkrete për të bojkotuar të gjithë ata që bëjnë fitime financiare të mëdha, të padrejta dhe joetike në kurrizin e të gjithëve ne”, njoftojnë nga partia e Pensionistëve.

Nga atje kërkojnë nga Qeveria të marrin masa efektive dhe të gjejnë zgjidhje afatgjate./Telegrafi/

Advertisement

The post Partia e Pensionistëve mbështet bojkotin e marketeve në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy