
Ish-nënkryetari i Lëvizjes Besa, Arijanit Hoxha bëri të ditur se janë mbledhur nënshkrimet e nevojshme për regjistrimin e partisë së tij si parti e re.
“Përfundoi me sukses grumbullimi i nënshkrimeve për regjistrimin e Partisë Demokratike Evropiane. Faleminderime pafund deri te gjithë themeluesit për angazhimin dhe vullnetin e tyre për të hapur faqe të re të veprimit politik. Na priftë e mbara!”, shkruan Hoxha.
Ndryshe, ish-ministri nga radhët e Lëvizjes Besa, Arijanit Hoxha u shpreh se nga gjithsej 18 degë të Lëvizjes Besa, 9 janë në anën e tij dhe se do të kalojnë në Partinë Demokratike Evropiane.
Më herët edhe partia e Izet Mexhitit nga Grupi i Zjarrit në BDI mblodhi nënshkrimet e nevojshme për regjistrimin e Lëvizjes Demokratike, ndërkaq edhe Skënder Rexhepi Zejdi paralajmëroi forimimin e një partie të re politike./Telegrafi/
The post Partia e Arijanit Hoxhes mblodhi nënshkrimet e nevojshme appeared first on Telegrafi.