Populli turk nuk i pranon të dhënat e regjistrimit të popullsisë të publikuara nga Enti Shtetërorë i Statistikave.
Prandaj, këshilli koordinativ kombëtar që përfshin të gjitha OJQ-të turke dhe të gjithë aktorët e tjerë të këtij komuniteti, sot kanë dërguar ankesë tek Enti Shtetëror i Statistikave.
“Numrat nga ESHS nuk përkojnë me numrat dhe përqindjen e popullit turk në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ne kemi dorëzuar ankesë me fakte dhe argumente që i gjithë regjistrimi është bërë në kundërshtim me dispozitat ligjore. Kërkojmë nga Enti Shtetëror i Statistikave të mos e pranojë atë rezultat dhe ta anulojë. Do të vazhdojmë ti përdorim të gjithë të drejtat ligjore dhe demokratike”-thonë nga ky këshill, raporton Klan Macedonia, përcjell Telegrafi.
The post Partia Demokratike e Turqve në Maqedoni, konteston rezultatet e regjistrimit të popullsisë appeared first on Telegrafi.