Nxënës të 15 shkollave fillore nga disa qytete të vendit, sot sërish janë gjetur në rolin e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kuadër të projektit “Parlamenti i Fëmijëve” dhe me rastin e 20 Nëntorit – Ditës Botërore të Fëmijëve.

Duke iu drejtuar fëmijëve që këtë vit ishin pjesë e Parlamentit të Fëmijëve, sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska, theksoi se më të vegjlit gjithmonë rrezatojnë energji të veçantë dhe se Dhoma Ligjvënëse është gjithmonë e hapur për aktivitetet e dedikuara për nxënësit.

“Parlamenti i Fëmijëve nuk është thjesht simulim i strukturave politike të të rriturve. Është mundësi reale për ju të rinj që të përfshiheni në procesin e diskutimit, debatit dhe vendimmarrjes. Kjo ju jep platformë për t’i shprehur mendimet tuaja dhe për të marrë pjesë në krijimin e ndryshimeve pozitive në komunitetin tuaj dhe më gjerë”, tha Dimovska.

Mos harroni se idetë tuaja janë të rëndësishme, tha Dimovska, duke theksuar se zëri i fëmijëve mund të sjellë ndryshime, të frymëzojë politika të reja ose të fillojë procese të reja.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ju jeni e ardhmja e shoqërisë sonë dhe të mësuarit dhe praktikimi i demokracisë që në moshë të re është çelësi për zhvillimin e komunitetit të fortë dhe të përgjegjshëm. Shpresoj se do të largoheni nga këtu me ide të reja, miqësi të reja dhe kuptim të ri se si të gjithë ne, pavarësisht moshës, mund ta bëjmë botën vend më të mirë për të jetuar”, tha Dimovska.

Siç përkujtoi sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1954 e shpalli 20 Nëntorin – Ditën Botërore të Fëmijëve, e cila synon të sigurojë mirëqenien e fëmijëve në mbarë botën dhe t’u kujtojë të rriturve se fëmijët, si anëtarë të barabartë të çdo shoqërie, kanë të drejtat e tyre dhe ato duhet të respektohen.

Më 20 nëntor 1959, Asambleja e Përgjithshme e KB-së e miratoi Deklaratën e të Drejtave të Fëmijës dhe në vitin 1989 u miratua Konventa për të Drejtat e Fëmijës, të cilën vendi ynë e ratifikoi në vitin 1993.

Më të vegjlit që morën pjesë në Parlamentin e Fëmijëve të këtij viti bënë panele kreative, me mesazhe për deputetët, vizatime dhe vargje. Ata u gjendën edhe në rolin e deputetëve duke diskutuar për temën “Zëvendësimi i teksteve shkollore klasike me ato elektronike”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nxënësit patën mundësinë të takohen me deputetë dhe të zhvillojnë vizitë të organizuar në Kuvend.

Në Dhomën Ligjvënëse pothuajse çdo vit mbahet Parlamenti i Fëmijëve, i organizuar nga Instituti Parlamentar.

Bëhet fjalë për qasjen proaktive të pushtetit legjislativ për të afruar punën e Kuvendit te të rinjtë, për të kontribuar në zhvillimin e vetëdijes demokratike dhe kulturës së tolerancës, si dhe për të inkurajuar të rinjtë për kritikë dhe përfshirje shoqërore dhe politike.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Parlamenti i Fëmijëve në Kuvend me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve appeared first on Telegrafi.