Parashutisti holandez transportohet me helikopter për ndihmë mjekësore në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë ditës së sotme, rreth orës 17:50, punonjësit e Policisë së Njësisë së Helikopterëve, Ekipi Alpinist dhe shpëtimtarët nga Departamenti i Operacioneve Speciale të Policisë – Tigrat, përfunduan me sukses operacionin e shpëtimit në malin Galiçica të një shtetasi holandez që pësoi lëndime të rënda trupore gjatë hedhjes me parashutë në shpatet e malit Galiçica në anën e Maqedonisë.

Gjegjësisht, në vendin e aksidentit në orën 17.00 me helikopter ka mbërritur ekipi alpinist, i cili ka fiksuar dhe ka marrë në dorëzim shtetasin holandez të lënduar L.G.J.(35), i cili paraprakisht ishte imobilizuar nga një ekip i Shërbimit të Shpëtimit Malor të Kryqit të Kuq Ohër dhe në orën 17:15, helikopteri i Njësisë së Helikopterëve të Policisë ka filluar transportin për në Shkup.

Rreth orës 18:00 helikopteri i Ministrisë së Punëve të Brendshme ka aterruar me të plagosurin në Qendrën Klinike në Shkup dhe në koordinim me mjekët e klinikave është transferuar në një institucion mjekësor privat për ndihmë më të specializuar mjekësore.

The post Parashutisti holandez transportohet me helikopter për ndihmë mjekësore në Shkup appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy