Reshje lokale të borës do të ketë nesër nga fundi i ditës në pjesët perëndimore, ndërsa të shtunën, kryesisht pasdite, në pjesët veriore.
Të shtunën do të fryjë erë e përforcuar veriore, që sërish do ta ulë temperaturën ditore. Valë e re lagështie me reshje të shiut dhe borës pritet të martën, kumtuan nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.
Temperaturat ditore nesër do të lëvizin prej minus 1 deri minus 9 gradë, ndërsa të ditës prej 2 deri 12 gradë.
Në Shkup dhe rrethinë temperaturat e mëngjesit do të arrijnë deri minus 6 gradë, ndërsa të ditës deri 8 gradë, informojnë nga DPHM.
Advertisement
The post Parashikim nga DPHM: Nesër priten reshje lokale të borës në Maqedoni appeared first on Telegrafi.