Pas procedurës hetimore të zhvilluar në rastin e koduar “Vendkalim”, prokurori publik kompetent nga Departamenti i Specializuar për ndjekjen e veprave penale të kryera nga persona me autorizime policore dhe pjesëtarë të Policisë së Burgjeve, sot ka dorëzuar aktakuzë kundër 14 personave dhe propozim aktakuzë kundër dy personave, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

“Sipas pretendimeve të përfshira në pjesën dispozitive të aktakuzës, 13 doganierë, njëri prej të cilëve është në pension dhe polic, akuzohen se si bashkëkryetarë kanë kryer veprën penale të vazhdueshme të pranimit të ryshfetit, e dënueshme nga neni 357 të Kodit Penal.

Nëntë nga të pandehurit kanë kryer edhe veprën penale të vazhdueshme të Shpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar nga neni 353 i Kodit Penal. Një person, përveç dy veprave të lartpërmendura, akuzohet edhe për veprën penale të prodhimit, posedimit, ndërmjetësimit dhe tregtimit të paautorizuar të armëve dhe lëndëve plasëse.

Dy doganierët ndaj të cilëve është ngritur aktakuza, akuzohen se në cilësinë e bashkëkryerësve kanë kryer veprën penale të Keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar nga neni 353 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e PTHP-së./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Paraqitet aktakuzë ndaj 16 personave në Maqedoni, policë dhe doganierë kanë kërkuar ryshfet appeared first on Telegrafi.