Institucionet e Maqedonisë së Veriut ende nuk kanë një zgjidhje konkrete për zbatimin e Kushtetutës në komunën e Çashkës, ku tash e katër muaj po pengohet fillimi i mësimit në gjuhën shqipe në klasën e parë.

Çashka gjendet rreth 40 kilometra nga Shkupi, ndërsa numëron afër 7.900 banorë, të shpërndarë në disa fshatra.

Edhe pse mbi 50 për qind të popullatës e përbëjnë shqiptarët, maqedonasit që jetojnë në fshatin Çashkë që nga shtatori i vitit të kaluar kanë bllokuar dyert e shkollës për nxënësit shqiptarë pasi vlerësojnë se ata nuk duhet të mësojnë në gjuhën shqipe në shkollën e tyre, ku deri tani rreth 70 nxënës shqiptarë mësonin në gjuhën maqedonase.

Ministria e Arsimit në gusht të vitit të kaluar kishte vendosur të hapë paralelen e parë më mësim në gjuhën shqipe në këtë shkollë, pasi ishte objekti më i afërt për nxënësit e fshatrave përreth, por edhe për faktin se fëmijët veçse mësonin në këtë objekt, por në maqedonisht.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Pse këtu të hapet paralele shqipe kur dihet se këtu jeton popullatë maqedonase?! Ata le të mësojnë në gjuhën maqedonase, por nëse duan të mësojnë në gjuhën e tyre, le të shkojnë në fshatin Jabollçishtë”, thotë një banore nga Këshilli i prindërve maqedonas.

Lexo po ashtu
Protestat kundër mësimit shqip në Çashkë, Xhaferi: Për momentin nuk e di çfarë do të ndërmarrim për këtë çështje

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por, fshati që përmendi ajo ndodhet rreth 35 kilometra nga Çashka, që për prindërit shqiptarë. Për shkak të largësisë, ky propozim është i papranueshëm pasi objektin shkollor ku tani mësojnë fëmijët e kanë shumë pranë shtëpive të tyre.

Prindërit shqiptarë janë në pritje të ndërhyrjes së institucioneve për ta zgjidhur problemin, nga i cili fëmijët po humbin më së shumti.

“Ende nuk kemi marrë një përgjigje konkrete. Në vazhdimësi na thonë se do të bëhet, por se kur, nuk e dimë. Kjo që po ndodh është e tepërt. Ata çdo ditë bllokojnë hyrje-daljet e shkollës dhe është e pamundur të hyjmë në objekt”, thotë Besmiri, mësimdhënës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lidhur me këtë çështje është prononcuar edhe kryeministri teknik, Talat Xhaferi, duke thënë se problemi duhet të zgjidhet “në kuadër procedurave dhe rregullave në fuqi”.

Edhe pse problemi është i njohur, Xhaferi ka thënë se nuk mund të bëjë asgjë pa u njoftuar me gjithë situatën.

“Pa e parë situatën në përgjithësi se çfarë ka ndodhur deri më tani, cilat rrugë kanë ndjekur, nuk mund të thuhet konkretisht se çfarë do të bëhet. Por, gjithsesi se një parashikim i gjithë kësaj situate dhe zgjidhja ligjore do të jetë konform asaj çfarë parashikojnë ligjet dhe Kushtetuta”, ka deklaruar Xhaferi.

Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut garanton të drejtën e arsimit fillor dhe të mesëm në gjuhën amtare. Mësimi në këto dy cikle mësimore është i obligueshëm dhe kushdo që e pengon zbatimin e kësaj të drejte përballet me sanksione, përfshirë edhe prindin e fëmijës nëse nuk e dërgon atë në shkollë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në shkollën e Çashkës “Todor Janev” disa herë janë bërë kontrolle nga Inspektorati i Arsimit, i cili ka konstatuar se ka kushte për ndjekjen e mësimit, ndërsa nga drejtuesit e Komunës ka kërkuar krijimin e kushteve për mbarëvajtjen e mësimit.

Lidhur me këtë problem ka reaguar edhe Avokati i Popullit, i cili ka konstatuar se në këtë vendbanim është shkelur Kushtetuta, si garantuese e mësimit në gjuhën amtare për çdo shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Ministria e Arsimit nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndjekjes së mësimit online që nxënësit të mos humbin me mësime, ndërsa në disa raste ka pasur edhe propozime për ndërtimin e një objekti të ri shkollor pranë fshatrave të banuara me popullatë shqiptare./REL/

The post Paralelja shqipe në Çashkë, dyert e shkollës për nxënësit shqiptarë të mbyllura që nga shtatori appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";