Prokuroria Themelore Publike mori urdhër për zbatimin e masave hetimore kundër tre personave për të cilët ka dyshime të bazuara se kanë kryer veprën penale ‘tentim-vrasje’.
Tre të akuzuarit, sipas njoftimit të Prokurorisë, bashkërisht me një person të mitur, më 14 qershor, para një piceri në Gostivar, kanë tentuar të vrasin një person. Pas fjalosjeve banale para picerisë, katër të akuzuarit kanë sulmuar personin dhe me goditje në kokë dhe në stomak i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore, njofton Telegrafi Maqedoni.
Duke vepruar me propozim të prokurorit publik kompetent, gjykatësi në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore të Gostivarit, tre të akuzuarve i ka caktuar masë paraburgimi prej 30 ditësh./Telegrafi/
The post Paraburgim prej 30 ditësh për tre persona nga Gostivari për tentim vrasje appeared first on Telegrafi.