Prokuroria Themelore Publike-Strumicë ka sjellë urdhër për procedurë hetimore ndaj tre personave të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale “Rrëmbim dhe dhunim”. Të dyshuarit, si kryerës të veprës më 8 prill bashkërisht kanë rrëmbyer një të dëmtuar me qëllim që ta detyrojnë me dhunë për marrëdhënie seksuale.

Ata kanë takuar viktimën në rrugë, me forcë e kanë futur në makinë dhe janë nisur drejtë një parkimi nëntokësor në qendër të Strumicës. Atje me forcë e kanë zhveshur dhe njëri me forcë e ka ngacmuar.

Me propozim të prokurorit publik kompetent, gjykatësi i procedurës paraprake deri tek Gjykata Themelore-Strumicë ka sjell vendim me të cilin të dyshuarve iu caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30m ditëve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Paraburgim për tre persona nga Strumica, dyshohen për rrëmbim dhe dhunim appeared first on Telegrafi.