Paraburgim për një ushtar, u dha celularë të burgosurve në Idrizovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë kundër një të dyshuari 23-vjeçar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

I dyshuari, më 1 shkurt, burgun Idrizovë – Shkup, në cilësinë e zyrtarit – ushtar profesionist në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të gjendjes së krizës së shpallur në zonën e burgut, është punësuar si sigurim i jashtëm në murin e gardhit të objektit të burgut.

“Duke vepruar kështu, ai ka ndërmarrë një veprim që ka tejkaluar kufijtë e kompetencave të tij zyrtare me qëllim që të përfitojë dhe mundësojë përdorimin e celularit për dy të dënuar që vuanin dënimin me burg në pavijonin e mbyllur dhe që sipas rregullave në burg, janë të ndaluara telefonat dhe komunikimi pa mbikëqyrjen e policisë së burgjeve”.

“Pasi kishte fshehur më parë dhjetë celularë në jelekun taktik të uniformës që kishte veshur, u largua nga vendi i rojes dhe duke ditur që të dënuarit ishin liruar për një shëtitje të përditshme dhe po e prisnin, ai qëndroi pranë murit të kabinës dhe më pas.i hodhi celularët mbi dy gardhe mbrojtëse, për t’u mundësuar komunikimin pa mbikëqyrje”.

Advertisement

“Meqenëse ekzistojnë rrethana që tregojnë qartë rrezik për arratisje, si dhe rrethana të veçanta që arsyetojnë frikën se i dyshuari do ta përsërisë veprën penale, prokurori publik ka paraqitur propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

The post Paraburgim për një ushtar, u dha celularë të burgosurve në Idrizovë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy