
Prokuroria Themelore Publike Shkup ka dorëzuar kërkesë tek gjyqtari për fëmijë në Gjykatën Themelore Penale në Shkup për inicimin e procedurës përgatitore me propozim për caktimin e masës paraburgim ndaj një të mituri.
“Në një hapësirë parkingu përballë pallatit, si dhe në murin e korridorit pranë banesës ku ndodhej 17-vjeçari, mbante në duar disa pako më të vogla me lëndën narkotike marihuanë, sasia e saktë e së cilës i nënshtrohet analizës mjeko-ligjore. Droga ishte paketuar dhe përgatitur për shitje të mëtejshme të paautorizuar”.
“Nga provat e siguruara, ekziston dyshimi i arsyeshëm se i mituri ka kryer vepra që ligjërisht janë të përcaktuara si vepër penale – Prodhimi dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve nga neni 215 paragrafi 1 i Kodit Penal”.
“Me propozim të prokurorisë, gjyqtari i fëmijëve ka marrë vendim me të cilin caktohet masa e paraburgimit për të miturin”, thonë nga Prokuroria./Telegrafi/
The post Paraburgim për një të mitur, kapet duke bërë tregti me lëndë narkotike appeared first on Telegrafi.