Prokuroria Themelore Publike e Shtipit njofton se ka lëshuar Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj dy bashkëkryerësve të veprave penale “zhvatje” nga neni 258 paragrafi 1 dhe “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 288 paragrafi 1 të Kodit Penal.

Të dyshuarit në ditët e fundit të vitit të kaluar kanë dërguar mesazhe të shumta kërcënuese një personi të tretë duke i zhvatur para.

“Përballë kërcënimeve serioze për jetën e tij dhe të familjarëve, i dëmtuari i ka raportuar të dyshuarit, pas së cilës më 4 janar është organizuar takim për dorëzimin e 30.000 denarë. Oficerët e policisë i kapën në përpjekje për të marrë paratë dhe i arrestuan”.

“Prokuroria Themelore Publike Shtip, gjatë procedurës paraprake ka ofruar prova që paraqesin dyshim të arsyeshëm se personat e njëjtë më 16 dhjetor, para një objekti në rrugën “Sremski Front” në Shtip, me dashje kanë djegur një “Seat Leon” të parkuar, makinë në pronësi të një të dëmtuari. Në këtë mënyrë, qëllimisht kanë shkaktuar rrezik të konsiderueshëm për jetën dhe trupin e njerëzve”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Prokurori publik i ka dorëzuar propozim gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Shtip për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit, për shkak të rrezikut të arratisjes, mundësisë së ndikimit te dëshmitarët apo përsëritjes së veprave penale. Gjykata e pranoi propozimin dhe caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh”, thonë nga Prokuroria.

The post Paraburgim për dy persona nga Shtipi, kanë zhvatur një person dhe kanë djegur një makinë appeared first on Telegrafi.