Papaioannou: Kërkojmë respektimin e plotë të Marrëveshje së Prespës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shpresojmë dhe presim respektimin afatgjatë të Marrëveshjes së Prespës, diçka që është një nga pikat, kriteret që lidhen me procesin e pranimit të Maqedonisë Veriore në BE, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke Alexandros Papaioannou në konferencën e sotme të rregullt për shtyp, njofton AIM nga Athina.

I pyetur në lidhje me kërkesën e OBRM-PDUKM që mbiemri “verior” të mos përfshihet në kartat e identitetit, Papaioannou tha se ai nuk dëshironte të komentonte “çfarë thotë opozita në Maqedonisë e Veriut”.

“Ajo që dua të them është ajo që tha Dendias kur Osmani ishte këtu. Sigurisht, ne shpresojmë dhe presim pajtueshmëri të vazhdueshme me dispozitat e Marrëveshjes së Prespës, diçka që është një nga pikat, kriteret që i referohen procesit të pranimit të Maqedonisë së Veriut dhe fillimit të negociatave me BE. Unë nuk do të doja të komentoja se çfarë thotë OBRM-PDUKM në këtë rast”, tha zëdhënësi i MPJ-së së Greqisë./Telegrafi/

The post Papaioannou: Kërkojmë respektimin e plotë të Marrëveshje së Prespës appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy