Mjeku Nikolla Panovski për “Sitel” theksoi se vala e vjeshtës e coronavirusit filloi pak më herët në vendin tonë, ndërsa arsyeja për këtë janë tubimet.
“Vala e vjeshtës nisi pak më herët në vendin tonë sepse moti ishte relativisht i ngrohtë. Këto janë raste nga një javë më parë, ndërsa kemi dy javë që kemi pasur një numër të madh të rasteve. Filloi shumë herët për shkak të atyre tubimeve, një zyrtar tha se kishte 1.000 dasma në Shkup, plus koncertet.
Këtë verë njerëzit po dilnin në plazhe, shëtitoret ishin plot, ata nuk mbajnë maska nuk kishte asnjë shpërthim nga corona. Është e qartë se ku është transmetimi kryesor i coronës, në transportin publik dhe fëmijët shkojnë në shkollë dhe i çojnë në çerdhe, nuk mund të besoj se nuk ka asnjë masë për 50 përqind në autobusë dhe të paktën tre në 50 persona nuk mbajnë maskë.
Unë personalisht nuk do të hipja në një autobus dhe nëse do të kishte 15 persona me maska do të kërkoja që të gjitha dritaret të ishin të hapura për të qenë të sigurt në hapësira kaq të vogla ku përhapen aerosolët. Masat e deritanishme janë të shkëlqyera, të mbani maska dhe është vërtetuar shkencërisht”, tha Panovski./Telegrafi/
The post Panovski: Vala e vjeshtës filloi më herët se çka pritej appeared first on Telegrafi.