Panovski: Për 58 mijë doza është ulur përdorimi i “Sumamed-it” dhe “Pancef-it”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjithsej 58 mijë doza më pak “Sumamed” dhe “Pancef” janë dhënë me recetë në muajin dhjetor, në krahasim me nëntorin, vitin e kaluar.

Këto të dhëna në Facebook i ka publikuar mikrobiologu dhe profesori Nikolla Panovski, i cili muajt e kaluar vazhdimisht ka bërë thirrje të mos jepen antibiotikë pa nevojë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Numri i recetave nëpërmjet Fonti të shëndetësisë për Sumamedin është ulur për 48 mijë, ndërsa për Pancefin për 10 mijë, në dhjetor në krahasim me nëntorin 2020”, shkruan Panovski.

Ai më herët theksonte se pacientëve të infektuar me COVID-19 ju jepen shumë ilaçe, edhe kombinimi i “Sumamed” dhe “Pancef” me “Moksiral”, për të cilin nuk mund t’i mbijetonte asnjë atlet i shëndetshëm.

Advertisement

Në fillim të nëntorit ai alarmoi se vetëm për 17 ditë janë dhënë 60 mijë receta për “Sumamed” dhe “Pancef”. Periudhë në të cilën për një ditë kishte rreth 1000 të infektuar me coronavirus, ndërsa nëpër barnatore për 24 orë jepeshin rreth 3500 paketime të këtyre dy antibiotikëve./Telegrafi/

The post Panovski: Për 58 mijë doza është ulur përdorimi i “Sumamed-it” dhe “Pancef-it” appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy